Program për klinika dhe ordinanca në Kosovë
Medical Solutions është program në shqip për klinika dhe ordinanca private, nga stomatologjia te fizioterapia. Punon në shfletues, në kompjuterin e recepsionit ose në telefon, ndaj një ordinancë në Prishtinë, Prizren apo Pejë e përdor njësoj si një klinikë në Tiranë.
Kjo faqe tregon çfarë merrni, çfarë duhet të dini për numrat me +383 dhe për pagesën, dhe çfarë nuk pretendojmë për ligjet dhe rregullat e Kosovës.

Kartela, termine dhe dokumente në një vend
Çdo pacient ka kartelën e vet, mbi një nga dhjetë modelet sipas specialitetit, që e përshtatni me formularin që mbani sot. Terminet vendosen në axhendë, dhe recetat e ofertat dalin si PDF A4 me logon dhe kontaktet e ordinancës.
Në shfletues, pa instalim
Nuk ka program për të instaluar dhe as server për të mbajtur në ordinancë. Hyni nga shfletuesi me llogarinë e klinikës, dhe çdo përditësim ju vjen pa instaluar asgjë.
Ndërfaqja është në shqip dhe në anglisht. Pyetjet ia shkruani mbështetjes në shqip, nga brenda programit.
Me fjalët që përdorni në ordinancë
Ndërfaqja përdor shqipen standarde dhe flet për takime. Mesazhi që i shkon pacientit para terminit mund të rishkruhet te Cilësimet, në skedën Njoftimet e pacientëve, ndaj nëse pacientët tuaj thonë termin, edhe mesazhi mund të thotë termin.
Edhe emrat e shërbimeve dhe fushat e kartelës i shkruani vetë, me fjalët që dëgjoni çdo ditë në ordinancë.
Numrat e telefonit me +383
Për një numër celular shqiptar, programi e shton vetë +355 kur hap bisedën në WhatsApp. Një numër i shkruar si 044 123 456 nuk e tregon shtetin, ndaj programi nuk e hamendëson prefiksin: më mirë pa buton sesa një mesazh që i shkon një të panjohuri.
Shkruajini numrat e pacientëve me prefiksin, për shembull +383 44 123 456 ose 00383 44 123 456, dhe butoni i WhatsApp-it punon. E njëjta gjë vlen për një listë që e importoni nga Excel: shtojeni +383 në kolonën e telefonit para importit.
Edhe në formularin e regjistrimit, +383 është në listën e prefikseve për numrin tuaj të telefonit.
Çmimet në euro, dokumentet në disa gjuhë
Çdo listë çmimesh ka monedhën e vet, euro, lekë ose dollarë, ndaj një ordinancë në Kosovë i mban çmimet në euro. Kur më vonë rrisni një çmim, ofertat që u keni dhënë pacientëve nuk preken.
Ofertat dhe mesazhi për takimin, që e dërgoni vetë, dalin në shqip, anglisht, italisht, frëngjisht ose spanjisht. Kartela printohet në shqip, me një nga katër gjuhët e tjera krah saj, gjë që ndihmon me pacientët nga diaspora ose nga jashtë.
I njëjti çmim, e njëjta pagesë
Një klinikë në Kosovë paguan të njëjtin çmim si një klinikë në Shqipëri dhe merr të njëjtat veçori. Nuk ka nivele, as tarifë për çdo mjek a përdorues; çmimin e saktë e gjeni te faqja e çmimeve.
Pas 14 ditëve falas, pagesa bëhet online me kartë bankare, njëherësh për 1, 3, 6 ose 12 muaj. Asgjë nuk rinovohet vetë: kur mbarojnë muajt e paguar, vendosni ju nëse vazhdoni.
Çfarë nuk bën programi
Disa gjëra është mirë t'i dini para se të vendosni:
- Faturat fiskale për pacientët nuk janë pjesë e tij, dhe oferta nuk është faturë.
- Nuk lidhet me asnjë sistem shtetëror recetash, as në Kosovë, as në Shqipëri.
- Pacientët nuk rezervojnë vetë online: terminet i vendos ordinanca.
- Mesazhet në WhatsApp nuk nisen vetë: dikush nga ordinanca shtyp dërgo për secilin pacient.
- Serbishtja nuk është ndër gjuhët e tij: ndërfaqja është në shqip dhe anglisht, ndërsa ofertat dhe kartelat dalin edhe në italisht, frëngjisht ose spanjisht.
Pyetje të shpeshta
A na duhet një server ose një informatikan në ordinancë?
Jo. Nuk instalohet asgjë dhe kartelat nuk mbahen në një kompjuter të ordinancës: ruhen online nga Medical Solutions, siç e përshkruan politika e privatësisë, njësoj për çdo klinikë. Mjafton një kompjuter, tablet ose telefon me shfletues të përditësuar dhe hyrja e klinikës.
A janë shkruar kushtet dhe politika e privatësisë edhe për ligjin e Kosovës?
Jo. Ato janë hartuar për Shqipërinë: politika e privatësisë mbështetet te ligji nr. 124/2024, me GDPR-në aty ku zbatohet, ndërsa kushtet i rregullon ligji shqiptar. Rregullat e Kosovës për të dhënat personale nuk trajtohen aty, ndaj verifikojini me juristin tuaj.
A ndjek receta e printuar formularin zyrtar të Kosovës?
Jo, dhe nuk e pretendojmë. Receta është një PDF A4 me të dhënat e ordinancës, nënshkrimin dhe numrin e licencës së mjekut dhe një vend për vulën. Nëse ordinanca juaj duhet të përdorë një formular të caktuar, kontrollojeni vetë.
A mund ta sjell listën e pacientëve nga programi që përdor sot?
Po, nëse programi i vjetër e nxjerr listën si CSV, ose si tabelë Excel që e ruani si CSV. Titujt e kolonave kuptohen në shqip, anglisht ose italisht, dhe çdo pacient vjen me të dhënat bazë: emrat, datëlindjen, gjininë, telefonin dhe emailin.
Pse nuk më del butoni i WhatsApp-it te disa pacientë?
Sepse numri është shkruar pa prefiksin e shtetit, si 044 123 456. Shtojeni +383 përpara numrit në kartelën e pacientit dhe butoni del.
Provojeni në klinikën tuaj
14 ditë falas, pa kartë krediti. Nëse doni të vazhdoni, zgjidhni 1, 3, 6 ose 12 muaj dhe paguani një herë: abonimi nuk zgjatet vetë.