Program për klinika dentare, me kartelë dentare të gatshme
Medical Solutions është program në shfletues për klinika dhe ordinanca stomatologjike në Shqipëri dhe në Kosovë. Kartela dentare vjen e gatshme: pyetjet që dentisti bën në vizitën e parë, një diagramë dhëmbësh ku shënohen gjetjet, fotot, radiografitë, pëlqimi i informuar dhe regjistri i trajtimeve.
Kur regjistroni klinikën, zgjidhni specialitetin Stomatologji dhe modeli dentar ju pret që në hyrjen e parë. Mund ta përdorni siç është ose ta përshtatni me mënyrën si punoni.

Çfarë përmban kartela dentare
Modeli ka shtatë seksione, të renditura sipas rrjedhës së një vizite. Përveç tyre, çdo kartelë mban të dhënat bazë të pacientit, si emri, datëlindja dhe kontaktet, që shkruhen një herë dhe nuk kërkohen sërish brenda formularit.
- Anamneza mjekësore: alergjitë, sëmundjet e zemrës ose tensioni, diabeti, hepatiti ose HIV, duhani, problemet me gjakderdhjen ose mpiksjen, ilaçet me recetë, shtatzënia ose ushqyerja me gji.
- Anamneza dentare: arsyeja e vizitës së sotme, vizita e fundit te dentisti, dhimbja ose gjakderdhja e mishrave dhe frika nga trajtimi.
- Diagrama e dhëmbëve sipas numërimit FDI, mbi të cilën dentisti vizaton gjetjet.
- Dokumentimi fotografik: një foto para trajtimit dhe një pas tij, secila me datën e vet.
- Ekzaminimi radiografik: nëse pacienti ka bërë ose ka sjellë radiografi, me datën dhe llojin (periapikale, panoramike, CBCT ose bitewing).
- Deklarata e pëlqimit: një tekst i gatshëm që klinika mund ta ndryshojë, me nënshkrimin e pacientit dhe të mjekut.
- Regjistri i trajtimeve: një rresht për çdo trajtim, me numrin e dhëmbit, diagnozën, trajtimin dhe datën.
Diagrama e dhëmbëve, ku dentisti vizaton
Diagrama është skema standarde FDI e dhëmbëve të përhershëm dhe të atyre të qumështit. Dentisti vizaton direkt mbi të atë që sheh, me laps në katër ngjyra dhe tri trashësi, me gomë dhe me një buton për të anuluar hapin e fundit.
Vizatimi ruhet veçmas nga diagrama. Kështu mund ta hapni sërish dhe ta korrigjoni në vizitën tjetër pa e prishur skemën poshtë tij, ndërsa PDF-ja e kartelës e printon diagramën bashkë me vizatimin.
Është vizatim i lirë, jo një sistem që ruan gjendjen e secilit dhëmb veç e veç. Punën për një dhëmb të caktuar e shënoni te regjistri i trajtimeve, ku numri i dhëmbit ka kolonën e vet.
Alergjitë dhe shtatzënia, gjithmonë në sy
Pyetjet për alergjitë dhe për shtatzëninë janë shënuar në model si kritike për sigurinë. Kur pacienti përgjigjet po, përgjigjja del në krye të kartelës në ekran dhe në një kuti më vete në faqen e parë të PDF-së, që askush të mos e kalojë pa e parë.
Çdo pyetje tjetër me po ose jo mund ta shënoni vetë në të njëjtën mënyrë, për shembull nëse pacienti merr ilaç kundër mpiksjes së gjakut.
Pyetja për shtatzëninë nuk shfaqet në kartelën e një pacienti mashkull. Seksioni i radiografive mbyllet vetë kur pacienti thotë se nuk ka bërë radiografi, kështu që askush nuk detyrohet të shkruajë një datë për një skanim që nuk ekziston.
Foto, radiografi dhe skanime CBCT
Fotot klinike dhe imazhet e radiografive ngarkohen direkt në fushat e kartelës. Mbeten private: për të hapur një prej tyre duhet të jeni brenda llogarisë së klinikës suaj.
Një studim DICOM nga aparati CBCT ose panoramik zë shpesh qindra megabajt, ndaj nuk ngarkohet në kartelë. E mbani aty ku e ruan programi i aparatit, ose në Google Drive, dhe te kartela e pacientit shtoni lidhjen me një emër dhe një shënim të shkurtër. Programi nuk e shfaq vetë skanimin: lidhja e hap atje ku ruhet.
Pacientë që vijnë nga jashtë
Nëse në klinikën tuaj vijnë pacientë nga jashtë për trajtim dentar, si në turizmin dentar, kartela e tyre mund të printohet në shqip me një gjuhë të dytë pranë: anglisht, italisht, frëngjisht ose spanjisht. Modeli dentar i ka emërtimet gati në të katër gjuhët, dhe klinika mund t'i rishikojë e t'i ndryshojë.
Oferta për trajtimin del në pesë gjuhë, me çmime në lekë, euro ose dollarë, dhe mesazhi për takimin e nesërm mund të përgatitet në cilëndo nga këto pesë gjuhë.
Oferta dhe kontrolli i rregullt
Trajtimet që shënoni te takimi në kalendar kthehen në një ofertë (preventiv) të gatshme, me çmimet nga lista juaj. Pasi lëshohet, oferta i mban ato çmime edhe nëse lista ndryshon më vonë.
Për kontrollin gjashtëmujor, programi mban listën e pacientëve që duhen thirrur, me butona për telefon, WhatsApp dhe email. Nëse e aktivizoni, pacientëve që kanë pranuar të kontaktohen u shkon vetë një email kur u vjen koha, i llogaritur nga vizita e fundit. Gjashtë muaj është vlera fillestare dhe mund ta ndryshoni.
Shkarkoni falas
Pyetje të shpeshta
A e ruan programi gjendjen e secilit dhëmb veç e veç?
Jo. Diagrama FDI është një skemë mbi të cilën dentisti vizaton gjetjet. Për çdo dhëmb të trajtuar shtoni një rresht te regjistri i trajtimeve, me numrin e dhëmbit, diagnozën dhe datën.
Kemi kartelën tonë dentare në letër. A mund ta mbajmë?
Po. Modeli dentar është pikënisje: mund të shtoni fusha dhe seksione dhe t'i riemërtoni. Ose fotografoni një kopje bosh të formularit tuaj, pa të dhëna pacientësh, dhe na e dërgoni: e ndërtojmë ne si model në llogarinë tuaj, pa pagesë.
A mund ta hap një skanim CBCT brenda kartelës?
Jo, programi nuk ka shikues për skedarë DICOM. Skanimi mbetet në programin e aparatit ose në Google Drive, dhe kartela mban lidhjen që e hap atje.
Si e nënshkruan pacienti deklaratën e pëlqimit?
Pacienti nënshkruan në ekran, me gisht ose me maus, dhe po ashtu mjeku. Nëse pëlqimi është firmosur në letër, mund të ngarkoni foton e firmës, dhe PDF-ja shënon që firma është marrë nga letra.
A i ka diagrama edhe dhëmbët e qumështit të një fëmije?
Po. Diagrama FDI ka edhe dhëmbët e qumështit, jo vetëm ata të përhershëm, ndaj dentisti vizaton në të njëjtën skemë edhe për një fëmijë. Te regjistri i trajtimeve shkruani numrin FDI të dhëmbit, për shembull 75, njësoj si për çdo dhëmb tjetër.
Provojeni në klinikën tuaj
14 ditë falas, pa kartë krediti. Nëse doni të vazhdoni, zgjidhni 1, 3, 6 ose 12 muaj dhe paguani një herë: abonimi nuk zgjatet vetë.