Kartela e pacientit për klinika dhe ordinanca private
Kartela e pacientit mban gjithçka që klinika duhet të dijë për një pacient: kush është, çfarë ka treguar, çfarë i është bërë dhe çfarë ka nënshkruar. Në Medical Solutions çdo pacient ka kartelën e vet, të ndërtuar mbi modelin e specialitetit tuaj, dhe e gjeni duke shkruar disa shkronja të emrit.
Më poshtë shpjegojmë çfarë mban një kartelë mjekësore në program, si nënshkruhet pëlqimi, ku ruhen radiografitë dhe si del kartela në letër.
Të dhënat bazë dhe pyetjet e klinikës suaj
Çdo kartelë fillon me të njëjtat të dhëna bazë: emri dhe mbiemri, datëlindja, vendlindja, gjinia, kombësia, profesioni, telefoni, numri i WhatsApp, emaili, adresa, mjeku përgjegjës dhe data e vizitës së fundit. Nga këto, vetëm emri dhe mbiemri janë të detyrueshëm, kështu që pacienti regjistrohet edhe kur nuk i keni ende të gjitha të dhënat.
Poshtë tyre vijnë pyetjet e specialitetit, nga modeli që zgjidhni: anamneza, ekzaminimi, plani i trajtimit, tabela e seancave ose e trajtimeve. Pyetjet i shtoni dhe i ndryshoni vetë, pa pritur që t'jua ndryshojë dikush tjetër.
Pëlqimi i informuar, i nënshkruar në ekran
Deklarata e pëlqimit është pjesë e kartelës, me një tekst të gatshëm që klinika mund ta ndryshojë. Pacienti nënshkruan me gisht, me stilus ose me maus, në tablet, telefon ose kompjuter. Nëse ka nënshkruar në letër, fotografoni ose skanoni fletën: programi heq sfondin, lë vetëm bojën dhe e shënon nënshkrimin si të importuar nga letra.
Për një fëmijë nënshkruan prindi ose kujdestari ligjor, dhe emri i tij ruhet bashkë me nënshkrimin. Firma e mjekut ruhet një herë te cilësimet dhe del vetë në vijën e mjekut. Pasi pacienti nënshkruan, kartela ruan tekstin që ai lexoi, ndaj një ndryshim i mëvonshëm i deklaratës vlen vetëm për pëlqimet e reja.
Radiografi, foto dhe skanime te kartela
Çdo kartelë mban skedarët e vet: radiografi, foto klinike, letra referimi dhe rezultate analizash. Pranohen PDF, JPG, PNG, WebP, HEIC dhe DICOM, deri në 4 MB secili. Skedari DICOM ruhet dhe shkarkohet kur ju duhet, por programi nuk e shfaq imazhin: për ta parë përdorni programin e aparatit.
Një studim CBCT ose panoramik shpesh kalon 300 MB, ndaj nuk ngarkohet në kartelë. E lini në Google Drive ose aty ku e ruan qendra e imazherisë, dhe te kartela vendosni lidhjen me një emër që e njihni, për shembull "Panoramike, 12/2026". PDF-ja e kartelës i rendit skedarët dhe skanimet me emër, por lidhjen nuk e printon.
Kartela në PDF, me logon e klinikës
Kartela del në PDF A4 me logon, emrin, kontaktet dhe adresën e klinikës në krye, pastaj të dhënat bazë, çdo seksion i plotësuar, recetat e lëshuara për pacientin dhe nënshkrimi me datën kur u dha. Një Po te një pyetje e shënuar si kritike për sigurinë, si alergjia ose shtatzënia, përsëritet në një kuti në faqen e parë, që mjeku ta shohë pa kërkuar.
Kur ju duhen shumë kartela njëherësh, eksportoni një PDF për çdo pacient, të paketuara në një skedar ZIP: të gjitha, sipas shkronjës së parë të emrit ose sipas vitit kur u hap kartela.
Në shqip, me gjuhën e dytë që lexon pacienti
Kartela është gjithmonë në shqip, dhe çdo pyetje ka pranë përkthimin në anglisht, italisht, frëngjisht ose spanjisht. Gjuhën e dytë e zgjidhni për çdo pacient, kështu që edhe ai që nuk lexon shqip e kupton atë që plotëson dhe nënshkruan.
Modelet e gatshme vijnë të përkthyera në të katër gjuhët, bashkë me deklaratën e pëlqimit. Pyetjet që shtoni vetë i përktheni te modeli, dhe deri atëherë kartela i tregon vetëm në shqip.
Kërkimi, historiku dhe ruajtja e kartelave
Lista e kartelave kërkon sipas emrit, ose edhe sipas telefonit, emailit, adresës, vendlindjes, kombësisë dhe profesionit. E filtroni sipas modelit dhe i ndani kartelat aktive nga ato të arkivuara.
Çdo ndryshim në një kartelë ruhet në historikun e saj: çfarë shkruhej më parë dhe kur u ndryshua. Hapja, ndryshimi, eksporti dhe fshirja e kartelave shënohen në regjistrin e aktivitetit të klinikës. Kartelat e klinikës suaj nuk i sheh asnjë klinikë tjetër, dhe të gjitha të dhënat i shkarkoni kur të doni në një ZIP: pacientët si tabelë, çdo kartelë si PDF dhe çdo skedar i bashkëngjitur.
Pyetje të shpeshta
A mund të nënshkruajë pacienti në tablet ose në telefon?
Po. Hapni kartelën në tablet ose telefon dhe pacienti nënshkruan me gisht ose me stilus te deklarata e pëlqimit. Programi punon në shfletues, kështu që nuk keni gjë për të instaluar në pajisje.
Çfarë ndodh me një pëlqim të nënshkruar kur ndryshojmë tekstin e deklaratës?
Pëlqimi i nënshkruar nuk ndryshon. Kartela ruan tekstin që pacienti nënshkroi, dhe ekrani tregon që modeli është ndryshuar që atëherë. Teksti i ri vlen vetëm për pëlqimet që nënshkruhen pas ndryshimit.
A shihet çfarë shkruhej në një kartelë para se të ndryshohej?
Po. Historiku i ndryshimeve te kartela tregon për çdo ndryshim çfarë shkruhej më parë, çfarë u shkrua në vend të saj dhe kur. Tregon edhe llogarinë nga e cila u bë ndryshimi, por jo personin: kur stafi punon me të njëjtën llogari, historiku nuk e dallon kush ishte në tastierë.
A mund ta printoj kartelën në italisht për një pacient italian?
Po, në shqip dhe italisht krah për krah. Zgjidhni Shqip / Italiano si gjuhë të kartelës, dhe pyetjet, të dhënat bazë dhe deklarata printohen në të dyja gjuhët. Njësoj funksionon me anglishten, frëngjishten dhe spanjishten.
Cilat të dhëna janë të detyrueshme kur hap një kartelë të re?
Nga të dhënat bazë, vetëm emri dhe mbiemri. Pyetjet e modelit janë të detyrueshme vetëm kur klinika i shënon të tilla, si arsyeja e vizitës te modeli dentar. Për kutitë e tjera bosh programi ju pyet nëse doni ta ruani kartelën gjithsesi, dhe i plotësoni më vonë.
Provojeni në klinikën tuaj
14 ditë falas, pa kartë krediti. Nëse doni të vazhdoni, zgjidhni 1, 3, 6 ose 12 muaj dhe paguani një herë: abonimi nuk zgjatet vetë.