Modele kartelash pacienti sipas specialitetit
Kërkoni një shembull kartele mjekësore për klinikën ose ordinancën tuaj? Këtu janë dhjetë modelet që vijnë me Medical Solutions, me seksionet që mban secili. Për çdo model ka edhe një formular bosh në PDF, falas, për ta printuar dhe plotësuar me dorë: i gjeni më poshtë, në shqip dhe në anglisht.
Në program modelet quhen shabllone. Nëse zgjidhni specialitetin kur regjistroni klinikën, modeli i tij ju pret i gatshëm kur hyni për herë të parë, dhe të tjerët i shtoni nga galeria kur t'ju duhen. Emri, datëlindja dhe kontaktet janë në çdo kartelë, cilido qoftë modeli, ndaj listat më poshtë tregojnë vetëm atë që shton secili specialitet.

Stomatologji
Modeli dentar ka shtatë seksione, nga anamneza mjekësore te regjistri i trajtimeve, me një diagramë dhëmbësh FDI ku dentisti vizaton gjetjet, dhe pyetjet për alergjitë e shtatzëninë të shënuara si kritike për sigurinë. Seksionet një nga një, diagrama dhe radiografitë shpjegohen te faqja për klinikat dentare.
Fizioterapi
Për qendrat dhe kabinetet e fizioterapisë. Dhimbja matet në shkallën VAS në vizitën e parë dhe sërish pas çdo seance, kështu që ecuria duket në një tabelë. Seksionet e kartelës dhe regjistri i seancave shpjegohen te faqja për fizioterapinë.
Dermo-estetikë
Për klinikat estetike dhe dermatologjike. Regjistri i trajtimeve mban numrin e serisë (LOT) të çdo produkti, që një reagim të lidhet me flakonin e saktë që u përdor.
- Vlerësimi i lëkurës: tipi Fitzpatrick, tipi i lëkurës dhe shqetësimi kryesor
- Anamneza: alergjitë, sëmundjet autoimune, keloidet, herpesi, isotretinoina në 6 muajt e fundit dhe shtatzënia
- Dokumentimi fotografik para dhe pas trajtimit
- Pëlqimi për procedurë estetike
- Regjistri i trajtimeve: produkti, numri i serisë, zona, sasia, reagimet dhe trajtimi i radhës
Mjekësi e përgjithshme
Për mjekë të përgjithshëm në praktikë private. Shenjat vitale mbahen në tabelë, një rresht për çdo matje, që ndryshimi të duket nga një vizitë te tjetra.
- Arsyeja e vizitës dhe historiku i sëmundjes aktuale
- Shenjat vitale: tensioni, pulsi, temperatura, SpO₂ dhe pesha
- Anamneza: tensioni, diabeti, zemra, frymëmarrja, tiroidja, alergjitë, duhani, historiku familjar dhe operacionet
- Medikamentet: terapia aktuale, doza, frekuenca dhe data e fillimit
- Ekzaminimi, diagnoza, plani i trajtimit, analizat dhe referimet
- Pëlqimi i informuar
Pediatri
Një fëmijë nuk nënshkruan vetë, ndaj modeli fillon me kujdestarin dhe mbyllet me pëlqimin e kujdestarit, me emrin e tij.
- Kujdestari: emri, lidhja me fëmijën dhe telefoni
- Historiku i lindjes: java e gestacionit, pesha, mënyra e lindjes, komplikacionet dhe terapia intensive neonatale
- Rritja dhe zhvillimi: pesha, gjatësia, perimetri i kokës dhe percentili sipas datës, me etapat e zhvillimit
- Vaksinimi: vaksina, doza, data, numri i serisë dhe reagimet
- Anamneza: alergjitë, astma, shtrimet në spital, sëmundjet kronike dhe historiku familjar
- Ekzaminimi, diagnoza dhe plani
- Pëlqimi i kujdestarit
Gjinekologji
Për gjinekologji dhe obstetrikë, me llojin e vizitës nga kontrolli rutinë te shtatzënia, planifikimi familjar dhe menopauza.
- Arsyeja dhe lloji i vizitës
- Historiku menstrual: menarka, menstruacioni i fundit, cikli, dhimbja dhe kontracepsioni
- Historiku obstetrik: gravida, para dhe tabela e shtatzënive të mëparshme
- Anamneza: operacionet, infeksionet, historiku familjar, PAP testi i fundit dhe alergjitë
- Ekzaminimi dhe ekografia, me imazhin, datën dhe gjetjet
- Diagnoza, plani i trajtimit dhe ndjekja
- Pëlqimi i informuar
Oftalmologji
Mprehtësia vizuale dhe refraksioni mbahen në tabela me një rresht për secilin sy, OD dhe OS, që vlerat të lexohen krah për krah.
- Arsyeja e vizitës, syri i prekur dhe syzet ose lentet e kontaktit
- Mprehtësia vizuale pa korrigjim, me korrigjim dhe me pinhole
- Refraksioni: sfera, cilindri, aksi dhe add
- Ekzaminimi: presioni intraokular, segmenti anterior, fundusi dhe foto e fundusit
- Anamneza: glaukoma, diabeti, operacionet në sy, historiku familjar dhe alergjitë
- Diagnoza, receta dhe plani i trajtimit
- Pëlqimi i informuar
Ortopedi
Nga dëmtimi te rehabilitimi: harta e trupit, matjet e lëvizshmërisë e të forcës dhe imazheria qëndrojnë në të njëjtën kartelë.
- Dëmtimi: ankesa, data, mekanizmi, dhimbja VAS 0-10 dhe ana e prekur
- Ekzaminimi: harta e trupit, inspektimi dhe palpimi, lëvizshmëria dhe forca, testet speciale dhe statusi neurovaskular
- Imazheria: radiografi, ekografi, MRI ose CT, me imazhin dhe gjetjet
- Anamneza: operacionet, frakturat, osteoporoza, artriti dhe alergjitë
- Diagnoza, plani i trajtimit dhe rehabilitimi
- Pëlqimi i informuar
Psikologji
Vlerësimi i rrezikut ka seksionin e vet, të hapur, që gjendet menjëherë. Pëlqimi për terapi shpjegon konfidencialitetin dhe kufijtë e tij, jo rreziqet e një procedure.
- Vlerësimi fillestar: problemi, referimi, historiku, trajtimet e mëparshme dhe medikamentet
- Konteksti: familja, puna ose studimet, gjumi dhe përdorimi i alkoolit ose substancave
- Vlerësimi i rrezikut: niveli, mendimet vetëvrasëse, vetëdëmtimi, rreziku ndaj të tjerëve dhe plani i sigurisë
- Formulimi dhe objektivat, me qasjen terapeutike: CBT, psikodinamike, sistemike, humaniste, EMDR ose e integruar
- Konfidencialiteti dhe pëlqimi për terapi
- Shënimet e seancave: tema kryesore, rreziku dhe detyra për në shtëpi
Nutricion
Për nutricionistë. Matjet mbahen në tabelë sipas datës, që ecuria e peshës të ndiqet nga një takim te tjetri.
- Objektivi: humbje, shtim ose mbajtje peshe, performancë sportive ose menaxhim sëmundjeje
- Matjet antropometrike: gjatësia, pesha, IMT, beli, masa yndyrore dhe masa muskulore
- Anamneza: diabeti, tiroidja, problemet gastrointestinale, alergjitë ushqimore dhe çrregullimet e të ushqyerit
- Zakonet ushqimore: rikujtimi 24-orësh, uji dhe aktiviteti fizik
- Plani nutricional: kaloritë ditore, plani i ushqimit dhe rekomandimet
- Pëlqimi i informuar
Ndryshojeni modelin sipas klinikës suaj
Modeli që merrni nga galeria bëhet i juaji dhe nuk lidhet më me origjinalin. Para se ta përdorni, hiqni pyetjet që nuk ju duhen, shtoni ato që mungojnë, riemërtoni seksionet dhe ndryshoni tekstin e pëlqimit. Ndërsa e ndërtoni, parapamja tregon si do ta plotësojë stafi kartelën.
Pyetja për shtatzëninë nuk del në kartelën e një pacienti mashkull, një seksion mund të mbyllet vetë kur pyetja e parë merr përgjigjen Jo, dhe çdo pyetje po/jo mund të shënohet si kritike për sigurinë. Kur merrni një model, në fund i shtohet edhe një njoftim privatësie për pacientin me emrin dhe kontaktet e klinikës, si draft që e lexoni dhe e përshtatni.
Një model të ri mund ta ndërtoni edhe nga e para, me këto lloje fushash:
- Numër, datë dhe orë
- Tekst i shkurtër ose i gjatë
- Listë zgjedhjesh
- Po ose Jo, me një shënim kur përgjigja është Po
- Tabelë me rreshta që shtohen sipas nevojës
- Foto, ose një diagramë e njëjtë për çdo pacient për të vizatuar mbi të
- Deklaratë pëlqimi me nënshkrimin e pacientit dhe të mjekut
Keni kartelën tuaj në letër? E kthejmë ne në model
Nëse klinika ka tashmë një formular që i shërben, fotografoni një kopje bosh, para dhe mbrapa, dhe na e dërgoni nga brenda programit, me një kërkesë te mbështetja, ose me WhatsApp a email. Ne e shkruajmë si model dhe ju pret në llogarinë tuaj, pa kosto. Dërgoni vetëm formularin bosh, kurrë një kartelë të plotësuar.
Shkarkoni falas
- Kartelë bosh për stomatologjiPDF, në shqip
- Kartelë bosh për stomatologjiPDF, në anglisht
- Kartelë bosh për fizioterapiPDF, në shqip
- Kartelë bosh për fizioterapiPDF, në anglisht
- Kartelë bosh për dermo-estetikëPDF, në shqip
- Kartelë bosh për dermo-estetikëPDF, në anglisht
- Kartelë bosh për mjekësi të përgjithshmePDF, në shqip
- Kartelë bosh për mjekësi të përgjithshmePDF, në anglisht
- Kartelë bosh për pediatriPDF, në shqip
- Kartelë bosh për pediatriPDF, në anglisht
- Kartelë bosh për gjinekologjiPDF, në shqip
- Kartelë bosh për gjinekologjiPDF, në anglisht
- Kartelë bosh për oftalmologjiPDF, në shqip
- Kartelë bosh për oftalmologjiPDF, në anglisht
- Kartelë bosh për ortopediPDF, në shqip
- Kartelë bosh për ortopediPDF, në anglisht
- Kartelë bosh për psikologjiPDF, në shqip
- Kartelë bosh për psikologjiPDF, në anglisht
- Kartelë bosh për nutricionPDF, në shqip
- Kartelë bosh për nutricionPDF, në anglisht
Pyetje të shpeshta
A janë falas formularët bosh në PDF dhe a duhet llogari për t'i shkarkuar?
Janë falas dhe shkarkohen pa llogari. Çdo formular është në format A4, në shqip ose në anglisht, me të dhënat bazë të pacientit, seksionet e modelit dhe vijat për nënshkrimin. E printoni sa herë t'ju duhet.
Si ndryshon formulari në letër nga kartela në program?
Formulari është në një gjuhë dhe plotësohet me dorë. Në program e njëjta kartelë del në shqip bashkë me gjuhën e dytë që zgjidhni, pacienti nënshkruan në ekran, dhe radiografitë, fotot dhe PDF-ja mbeten bashkë me pacientin.
A mund ta ndryshoj një model pasi kemi filluar ta përdorim?
Po: shtoni pyetje, riemërtoni dhe ndryshoni tekstin. Pasi një model ka kartela, një pyetje e ruajtur nuk hiqet dhe nuk e ndërron llojin e përgjigjes, që asnjë përgjigje e regjistruar të mos humbasë. Një model me kartela mund të arkivohet, por jo të fshihet.
Specialiteti im nuk është në listë. Çfarë bëj?
Merrni modelin më të afërt nga galeria dhe ndryshojeni, ose ndërtoni një nga e para me fushat që ju duhen. Mund të na dërgoni edhe foto të formularit tuaj bosh, dhe modelin e ndërtojmë ne.
A mund të kem dy modele për të njëjtin specialitet?
Po. Merreni të njëjtin model dy herë dhe jepini secilit emrin e vet, për shembull një për të rriturit dhe një për fëmijët, ose një për secilin mjek. Lista e kartelave filtrohet sipas modelit, kështu që i dalloni lehtë.
Provojeni në klinikën tuaj
14 ditë falas, pa kartë krediti. Nëse doni të vazhdoni, zgjidhni 1, 3, 6 ose 12 muaj dhe paguani një herë: abonimi nuk zgjatet vetë.